“Rama me asistentin e tij, Tom Doshi, deformuan rezultatin e zgjedhjeve”, Berisha thirrje qytetarëve për protesta

Pas javës së gjelbër, deputetët e Shqipërisë janë mbledhur sot në Kuvend, për të diskutuar problemet e qytetarëve që kanë evidentuar në terren, ndërsa janë parashikuar 4 orë diskutime.

Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, ish-kryeministri, Sali Berisha, foli sërish për rezultatin e manipuluar të zgjedhjeve. Ai akuzoi Ramën për “zgjedhës fantazë”, ndërsa u bëri thirrje qyterëve që t’i bahskohen protestive të opozitës.

Ish-kryeministri tha se Rama ka bahskëpunuar me Tom Doshin për të manipuluar deformuan e zgjedhejve. Sipas Berishës, protestat janë e vetmja rrugë kundër vjedhjes së votave të qytetarëve.

Sali Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, jam këtu për të denoncuar farsën e turpshme kriminale elektorale të 14 majit. Krahas dërgimit të 6 mijë e ca zarfeve, rritjen e rrogave për 180 mijë punonjës në thyerjen e këtyre standardeve, për herë të parë në historinë e këtij vendi, krahas caktimit të kryetarit të koalicionit opozitar nga qeveria, një akt i shëmtuar që tregon detyrën e vërtet të këtij regjimi, komisionet 6-1 apo 6-0 si kurrë në historinë e vendit, qindra mln euro të shpërndara nën dorë nga Rama dhe asistenti i tij Tom Doshi, që derformuan rezultatin, vetëm me 5 % pushtet, u përdor dhe një mekanizëm tjetër kriminal, monstruoz për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve. U përdorën zgjedhësit fantazmë, apo zgjedhësit që votuan potencialisht mbi 1 herë apo deri në 3 herë në qytete të ndryshme. Zgjedhësit fantazmë që votuan më shumë se një herë, ishin në total 5470 mijë të tillë. Në bashkinë e Vlorës arrinin në 29% të zgjedhësve. Në Përrenjas 23 %, në Sarandë 35%, në Malësinë e Madhe 23%, në Kurbin 30 %, në Konispol 35 %, në Has 18 %, në Kamëz 21%, në Durrës, 23%, në Shkodër 18%. Ka vetëm një rrugë që Rama mos të blejë me para nën dorë qindra mln euro vota. Që ai mos të përdorë më zgjedhësit fantazmë kundra jush, kjo rrugë është protesta dhe vetëm protesta. Kombi i fuqishëm polak për një ligj që vë në diskutim procesin zgjedhor, është i tëri në rrugë. Unë qëndroj këtu, në protestë, në protestë dhe vetëm protestë. Përndryshe, ata të cilët përpiqen që të justifikojnë këtë zgjedhje monstruoze të votës, bëhen mbështetës të një krimi të paparë elektoral./albeu.com/ 


Shtuar 5.06.2023 12:10