Rekordmenja shqiptare Luiza Gega, ka bërë një paraqitje mjaft të mrië në Firence të Italisë, ku u zhvillua edicioni i “Diamond League”.
Në garën e 3 mijë metrave me pengesa, atletja shqiptare Luiza Gega u rendit në vendin e 10-të.
Ajo është renditur e 10-ta me kohën 9 minuta, 11 sekonda e 94 të qindtat, duke konfirmuar se është në një formë shumë të mirë.
Me këtë kohë, Gega ia ka dalë që të kapë edhe normën për në kampionatin Botëror.
Ndërkohë, në vend të parë u rendit atletja nga Etopia, Sembo Almayeu, e dyta u rendit keniania Jackline Chepkoech dhe e treta etiopiania Zerfe Uondemagegn.