VIDEO/ Tensionet në Kosovë, sulmohen dy shqiptarë në Mitrovicën e Veriut

Në Mitrovicën e Jugut u mblodh një grup qytetarësh shqiptarë, përkundër kërkesës së Policisë së Kosovës që të mos i përgjigjen thirrjes së postuar në mediat sociale për protestë dhe “marshim drejt veriut”.

Mësohet se  dy prej tyre janë sulmuar. Dy shqiptarët janë dërguar në spital.

Policët  kanë shkuar në vendin e ngjarjes pas sulmit të ndodhur.

Vazhdojnë për të katërtën dite radhazi protestat në veri të Kosovës.

Qytetarët serbë kundështojnë kryetarët shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit. Kërkesat e tyre janë që këta kryetarë, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, të tërhiqen nga komunat me shumicë serbe, ashtu si edhe njësitet speciale të Policisë së Kosovës.

Gjatë një adresimi më 31 maj, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i refuzoi ato, por la të hapur mundësinë për zgjedhje të reja lokale.

/albeu.com/

 


Shtuar 1.06.2023 13:50