Punonjësit e inceneratorit të Fierit kanë bojkotuar punën paraditën e sotme, duke bllokuar hyrjen e automjeteve që kryejnë shkarkimin e mbetjeve urbane të 6 bashkive të qarkut Fier.
Rreth 20 punonjës kanë dalë në protestë, pasi kanë 5 muaj pa marrë pagat dhe disa muaj pa sigurime shoqërore.
Ata janë shprehur të indinjuar se që nga muaji janar janë pa paguar ndërkohë që negociatat me administratorin shtetëror të inceneratorit Farudin Arapi kanë qenë të pasuksesshme.