Sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni, i bëri bjë surprizë përrallore partneres s tij Uarda Hyseni. Sportisti propozoi mbrëmjen e djeshme për martesë partneren e tij në mes të fushës.
Video e propozimit po bën xhiron e rrjetiti.
Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.
“Uarda do të martohesh me mua”? Ishte fraza e cila u shfaq në ekranin e stadiumit të Granadës në fundin e ndeshjes, duke i emocionuar të gjithë.
Kujtojmë se Granada e Myrto Uzunit u shpal mbrëmë kampione në La Liga 2 për të sigurar kështu rikthimin në La Liga.
Granada mposhti Leganes 2:0, teksa e mbylli sezonin në pozitën e parë me 75 pikë të grumbulluara..
Uzuni kontribuoi edhe në këtë fitore me një gol, për ta çuar në 23 numrin e golave këtë sezon, krahas pesë asistimeve.
Sulmuesi shqiptar e mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll./albeu.com/