Një e modhur në Përmet është vetëhedhur në Lumin Vjosa, por fatmirësisht nuk ka ndërruar jetë.
Policia bën me dije se 73-vjeçarja me iniciale F.D., është nxjerrë nga lumi me ndihmën e efektivëve të policisë dhe banorët e zonës.
Shtetasja F. D. u transportua në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.