Dumani tregon se vendin ku fshihen kriminelët shqiptarë: Nuk po japin miratimin për ekstradimin e tyre

Kreu i SPAK Altin Dumani po raporton te Komisioni i Ligjeve në Kuvend, për punën e bërë nga institucioni.

Ndër të tjera, Dumani tha se ka sekuestruar 3 milionë euro pasuri dhe ka dënuar zyrtarë të lartë.

Dumani tha se SPAK ka nevojë edhe për 3 prokurorë, ndërsa administratës i mungojnë 27 punonjës.

Sa i përket krimit, Dumani tha se “ka një rritje të sofistikimit të organizatave kriminale dhe lidhje direkte me grupet e kokainës në Amerikën Latine” tha ai.

Më tej, Dumani tha se kriminelët janë fshehur në Dubai. “Në Dubai qëndrojnë një numër i lartë të kërkuarish me masa arresti me burg për të cilët Emiratet Arabe nuk po japin miratimin për ekstradimin në mungesë të një marrëveshje” tha ai.


Shtuar 26.05.2023 12:10