Lazio duket se ka arritur një marrëveshje me Olivier Giroud dhe është duke pritur konfirmimin e Chelseat që ta transferojë francezin në kryeqytetin italian.
Sipas gazetarit të “Sky Sport Italia”, Gianluca Di Marzio, francezi ka zgjedhur që të vazhdojë karrierën në kryeqytetin italian.
Të lidhura
None found
Blutë e Londrës më parë kanë bërë një ofertë që është refuzuar nga Napoli për Dries Mertens, por ata ende janë të interesuar për ta sjellë belgun në “Stamford Bridge”.
Di Marzio e ka lidhur fatin e Giroud dhe marrëveshjes së tij me Lazion me fatin e Dries Mertens, por Lazio shpreson që ta këtë në skuadër fituesin e Botërorit deri nesër në mbrëmje ku mbyllet afati i merkatos së janarit.
