Anxhela Peristeri pas kualifikimit në finalen e Eurovision: Shqipëria e meriton!

Mbrëmjen e djeshme, me performacën dhe vokalin e saj, Anxhela Peristeri arriti ta çojë Shqipërinë në finale e Eurovision.

Pas përfundimit të natës së dytë të gjysmëfinales, ajo ka folur në një konferencë për shtyp.

“Nuk kam fjalë të përshkruaj ndjenjat e mia tani. Ishte mahnitëse, sepse isha e para dhe nuk e prisja këtë. I dua të gjithë shqiptarët që më votuan, të gjithë shtetet europiane, jam shumë mirënjohëse. Ndihem shumë e lumtur tani. Faleminderit!

Pyetjes se si ndihet që Shqipëria është për vitin e tretë radhazi në finale e Eurovision, Anxhela tha: “Ndihem e lumtur, sepse Shqipëria e meriton, jemi një vend i vogël, por kemi artistë shumë të mirë. Të gjithë duhet ta njohin vendin tonë dhe muzikën tone”./albeu.com


Shtuar 21.05.2021 08:17