U arrestua për vjedhjen e një tapeti e më pas ra në koma, ndërron jetë ne QSUT 28-vjeçari

Ka ndërruar jetë ditën e sotme në QSUT 28-vjeçari, Jani Rustemi, i cili prej disa ditësh ndodhej në gjendje kome.

Rustemi u arrestua për vjedhje, ndëkrohë që shfaqi probleme shëndetësore në ambientet e paraburgimit në 14 pril.

Ai përfundoi në koma pasi dyshhet se iu dha një dozë e lartë metadoni.

Mësohet se 28-vjeçari shfaqi probleme shëndetësore më 14 prill dhe për herë të dytë më 17 prill, ndërsa u shtrua në spitalin ‘Nënë Tereza’ më 19 prill.

Më 30 prill nëna e të riut ka bërë kallëzim në polici mbi rastin.


Shtuar 20.05.2023 16:57