Çmontohet plantacioni i drogës në Gjermani, arrestohen 4 shqiptarë

Policia gjermane ka çmontuar një plantacion droge dhe ka vënë në pranga 4 shqiptarë.

Sipas medieve gjermane, policia gjatë një operacioni në një ndërtesë tregtare në Schindhard zbuloi 151 kg marijuanë.

Sipas policisë, vlera e marijuanës së sekuestruar mund të arrije deri në 450 mijë euro.

Katër shqiptarët ndodhen në burgun e qytetit Schinghardit, ku pritet të merret vendimi nga drejtësia gjermane./Albeu.com/


Shtuar 19.05.2023 14:07