Ngërç me numërimin e votave në Divjakë, dyshohet për fletë false

Ngërç me numërimin e fletëve të votimit në bashkinë Divjakë.

Komisionerët e Partisë Demokratike pretendojnë se në kutitë e votimit ka fletë të falsifikuara. Për këtë arsye ata thonë se nuk do të mbyllin kutiyë me fletë e dyshimta e as do të plotësojnë process verbalin nëse situate nuk sqarohet.

Sipas tyre në kuti ka fletë që në pamje nga ngjyra duken të ndryshme nga fletët origjinale.

Deri më tani në Divjakë janë numëruar 48 nga 67 kuti në total.

Kandidati socialist, Josif Gorrea ka marrë 57.16% të votave, 6.446 vota, ndrësa kandidati i BF, Aurela Malko ka marrë 42.84% të votave, 4.832 vota./albeu.com/