Numërimi i votave po vijon edhe në Fier, një nga bashkitë që konsiderohet si një nga bastionet e së majtës.
Megjithatë, nga votat e numëruara, rezultati është i ngushtë me një diferecë vetëm 17 vota.
Kryebashkiaku aktual socialist, Armando Subashi kryeson me 91 vota, ose 45.73%.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Evdar Kodheli ndjek me 74 vota, ose 37.19%, teksa rreth 17% e votave janë për kandidaten e Partisë Demokratike, Eriselda Çelaj.