Berisha bën denoncim: Mbështetësi i PD u bllokua nga persona të maskuar që tentuan ta vrisnin, Rama dhe Ndreu fshihen pas këtij akti kriminal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë për media, u denoncoi një rast, ku sipas tij është tentuar të vritet një eksponent i PD-së, Salvador Kaçit.

“Këto sigurisht janë të dokumetuara dhe ne kemi informuar regullisht organet. Sot unë dola para jush për një rast krimial të jashtëzakonshëm ku një nga eksponent i PD e kanë ndjekur dy makina pa targa, ku ai ka qenë bashkë me të birin. Person të maskuar dhe të armatosur kanë dalë nga makina dhe janë bërë gati të qëllojnë mbi ta. Shoferi i Salvador Kacit ka arritur të manovrojë dhe ti bëjë të pasigurt në atentatitn  e tyre. Ata e kanë ndjekur mbrapa me qëllim ti vrisnin, nuk kanë arritur por të gjitha këto janë të dokumentuara. Unë do ju them ju se dje dhe pardje, bandat e Pjerin Nderut kanë terrorizuar rrethin e Lezhës. E kanë bërë këtë kat në shpqërim nga policia. Kjo ka qenë situata në lezhë, në përpjekje të eleminimit të Salvadorit dhe djalit të tij. Ky akt kriminal, është vepër e Ramës dhe Ndreut. Rama sic e dini u mor personalisht me salvadorin në fjalimin e tij në Lezhë. Ky akt është një krim i shëmtuar, me të cilin Rama dhe Ndreu kanë dashur të ndryshojnë rezultatin në Lezhë. Dësnoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt Theksoj këtu se të gjitha këto akte dhune të bandave janë përcjellë me indiferencë të plotë nga policia. Salvadori ka bërë denoncimin”, tha Berisha.


Shtuar 14.05.2023 21:55