Pushtetin, sidomos një pushtet të kalçifikuar si ai i Edi Ramës, e rrëzon një pjesëmarrje masive në zgjedhje. Ndërkohë që janë bërë pesë orë që prej hapjes së kutive të votimit, raportohet për një pjesëmarrje të ulët në zgjedhje pasi një pjesë e mirë e pajisjeve të identifikimit elektronik nuk punojnë.
Në këto raste identifikimi bëhet me regjistër fizik dhe ngadalësohet procesi.
Më shumë se në proces, ngadalësimi i votimit dekurajon pjesëmarrjen e qytetarëve,të cilët kthehen nëpër shtëpi pa votuar dhe s’kanë më nerva të shkojnë sërish.
Ndiqni LIVE çfarë po ndodh në të gjithë Shqipërinë
Pikërisht këtu nis edhe “kleçka” me pajisjet që nuk punojnë pasi pjesëmarrja e ulët në zgjedhje në fakt gjithnjë i shërben pushtetit. Me dashje apo jo, Ilirjan Celibashi është duke u shërbyer maxhorancës tani me pajisjet e tij që nuk punojnë duke ulur numrin e pjesëmarrësve në zgjedhje.
Por, për çudi, deri më tani nuk ka asnjë deklaratë të fortë nga opozita për mosfunksionimin e pajisjeve të identifikimit elektronik, gjë e cila i prek ata drejtpërdrejtë.
Pjesëmarrjen e ulët e konfirmon edhe vëtë KQZ ku thuhet se deri në orën 11:00 kanë votuar 13.5% e votuesve, ndërkohë që në të njëjtën orë në zgjedhjet e vitit 2021 kishin votuar më shumë se 20%. /albeu.com