Dështimi i Celibashit dekurajon qytetarët të votojnë, dalin të dhënat e orës 11:00: Ku po votohet më shumë dhe ku më pak

Problemet e mëdha me pajisjet e identifikimit elektronik kanë ulur ndjeshëm ritmin në procesin e votimit të qytetarëve, ndërkohë që në shumë prej pajisjeve në të gjithë vendin nuk raportohet fare dhe nuk dihet çfarë po ndodh.

Ndiqni LIVE çfarë po ndodh në të gjithë Shqipërinë

Këto janë zgjedhjet më të shtrenjta që ka organizuar vendi, megjithatë duket se KQZ ka dështuar me sukses në organizimin e tyre duke çuar në shifra minimale votimi deri në orën 11:00.

Raportohet se deri në këtë orë kanë votuar rreth 13:59% e zgjedhësve, ndërkohë që në zgjedhjet e 2021, deri në orën 11:00 kishin votuar 20.81%.

Bashkitë ku ka një numër të madh pjesëmarrësish janë Pusteci, Skrapari dhe Roskoveci, ndërkohë pjesëmarrja raportohet e ulët në Vlorë dhe Korçë, kjo edhe për shkak të problemeve të sistemit të identifikimit elektronik, i cili nuk raporton për një numër të madh qendrash në këto bashki. /albeu.com


Shtuar 14.05.2023 11:43