Arrestimi i Fredi Belerit, vjen reagimi i kryeministrit Rama: Mos u nxitoni në konkluzione politike

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me arrestimin e kandidatit të koalicionit  “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri.

Në reagim, Rama shprehet se ndalimi i kandidatit të opozitës për Himarën përbën një sprovë të madhe për drejtësinë në prang të zgjedhjeve lokale, ndërsa shton se beteja e PS me kandidatin e arrestuar nuk ka lidhje me hetimet e prokurorisë.

Ndër të tjera, Rama kërkon mospolitizim të arrestimit të tij, derisa drejtësia të flasë me prova.

Reagimi i Ramës në Twitter.

Ndalimi i kandidatit të opozitës për Himarën F.Beleri me urdhër të prokurorisë përbën një sprovë të madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve, që do të thotë se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar!

Beteja jonë me atë kandidat nuk ka asnjë lidhje me hetimet apo përfundimet e prokurorisë, prandaj duke respektuar pavarësinë e plotë të organeve të drejtësisë, i bëj thirrje të gjithëve të mos nxitohen me konkluzione politike po të presin me durim fjalën dhe provat drejtësisë.

Kujtojmë se Beleri u arrestua pak pas mesnate para lokalit të tij bashkë me 3 persona të tjerë, avokati, dhe përfaqësues të shtabit elektora, me urdhër të SPAK-ut, nën akuzën për blerje votash.

Belerin e kanë shoqëruar efektivë të SPAK, në drejtim të komisariatit, më pas ai u transferua në Vlorë. Sakaq akuzat ndaj tyre, ata i kanë mohuar.


Shtuar 12.05.2023 10:47