Kryeministri Rama ishte në Elbasan sot në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale duke kërkuar votën për Gledjan Llatjen, ndërsa nuk kurseu ironinë ndaj kandidatit të PD-së Luçiano Boçi.
Një ndër çështjet ku u ndal Rama në lidhje me Boçin ishte edhe çështja e inceneratorit të Elbasanit, për skandalin e të cilit deri më tani janë disa të arrestuar, ndërsa vetë prona është një kolateral i ekzekutuar në emër të një banke tregtare në Shqipëri.
Rrjedhimisht, inceneratori tani nuk i përket shtetit shqiptar, por një tjetër privati.
“Është i madh ai (Luçiano Boçi). Po kur tha? “Do ta mbyll, tha impiantin e mbetjeve…”. Ne shyqyr e vumë në punë. “Do ta mbyll, tha le të digjen plehrat në natyrë se është më higjienike”. Normal, do një mal me plehra që të digjet atje për të bërë ndonjë film, se është shesh xhirimi këtu. E për të dalë ai atje, Koçi i teto Ollgës e për të bërë nai serenatë. Hyp sipër non gratës e t’u ardh vërdallë bashkë me kalin e vet. Këto janë të gjitha mënyrë për të thënë se ata nuk i duhen dreqit e jo mo t’i duhen Elbasonit…”, tha kryeministri. /albeu.com