Prof. Dr. Ilia Mazniku është ndarë nga jeta papritur.
Mazniku ishte ishte mjek ortoped në Klinikën e Ortopedisë, në Spitalin Universitar të Traumës.
Lajmin e bëri të ditur faqja e zyrtare në rrjetet sociale e spitalit.
“Prof. Dr. ILIA MAZNIKUN miku dhe kolegu ynë u nda krejt papritur nga jeta, duke pikëlluar familjen dhe shoqërinë. Një mjek ortoped në Klinikën e Ortopedisë, në Spitalin Universitar të Traumës u shqua për zellin dhe përkushtim e pazakontë në punën e tij si mjek duke lënë gjurmë të pashlyeshme ndër kolegë, pacient dhe gjithë ata që e njohën.