Teksa këtij sezoni të “Për’puthen” po i vjen fundi, shumë konkurrentë kanë vendosur që të largohen para mbylljes. E vendimin për largimin nga reality show e kanë treguar përmes postimeve në rrjetet sociale.
Kështu bëri edhe Sindi Loci, e cila së fundmi tregoi se ka vendosur që të largohet dhe se gjithçka do e tregonte në një video.
“Mendoj se e meritoni nje shpjegim per mungesen time ne studio. Po, eshte e vertet. Nuk jam me pjese e Per’puthen. Shume shpejt do te vij me nje video qe shpjegoj gjithcka… Deri atehere, ju. Falenderoj per cdo mbeshtetje qe me keni dhene ne kete rrugtim sa te gjate aq edhe te veshtire. Ju dua pafund dhe sigurisht nje falenderim i vecante shkon per shqipet e Kosoves dhe Diaspores qe gjithmone kane qene mbeshtetja ime, edhe kur isha me e gjykuara”, shkroi Sindi në një postim në “Instastory”.
Ish-konkurrentja e “Për’puthen” nuk zbuloi se cila ishte arsyeja, duke qenë se kohët e fundit ajo ishte shfaqur shumë e afërt me Blerimin. Por një ditë më parë, Sindi ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku u shpreh se 1 javë në emision nuk do të bënte diferencë për të, përderisa ajo nuk e gjeti dashurinë për muaj me radhë.
Gjithashtu ajo tha se është ndjerë e përdorur nga Murati dhe se nuk ja mori askush, sepse ai nuk ka qenë kurrë i saji.
“Një ndër arsyet kryesore është se jam në sezon provimesh, në vitin e fundit dhe duke i dhënë më shumë kohë vetes, kisha një provim të hënën dhe u njoftova nga universiteti, më thanë pastaj që tampon nuk është i vlefshëm dhe duhet të qëndroja 2 javë në karantinë.
Një ndër arsyet kryesore ishte shkolla. Unë sërish nuk e gjeta dashurinë, për 1 javë nuk do bënte ndryshim. Pata shumë momente që më rrahu zemra, por nuk u konkluduan si lidhje. Ka qenë Murati dhe Loco. Muratin nuk ma morën se nuk ishte kurrë i imi. Jam ndjerë e përdorur nga Murati. Deri diku në takimet me Muratin ishin se nuk ndjeja siguri tek ai dhe askush nuk më besonte”, tha Sindi.