Për herë të parë në rajon, kryhet me sukses ndërhyrja inovatore për trajtimin e Tinnitus Pulsatile, te një paciente 21 vjeçare shqiptare e cila tashmë është jashtë rrezikut për jetën.
Bëhet fjalë për një patologji invalidizuese që si simptomë kryesore ka një zhurmë pulsuese dhe të vazhdueshme në vesh dhe prek enët vaskulare të trurit duke rrezikuar seriozisht jetën.
Ndërhyrja e specializuar u realizua në Qendrën e STROKE në Spitalin Amerikan 3, nën drejtimin e një prej eminencave botërore të neuroradiologjisë intervenciuonuese Prof.Emmanuel Houdart dhe ekipi i Neuroshkencës i përbërë nga Prof. Asc. Dr. Eugen Enesi dhe Prof. As. Arben Rroji.
Është hera e parë që kjo ndërhyrje inovatore në botë, për trajtimin e kësaj patologjie kryhet në një spital tjetër europian, përvec Lariboisier në Paris, duke e bërë Spitalin Amerikan një qendër reference europiane për trajtimin e kësaj patologjie.
Me një eksperiencë të admirueshme botërore, Prof. Emmanuel Houdart PU PH, është Shefi i Njësisë së Neuroradiologjisë Intervenciouese në Departamentin e Neuroradiologjisë në Lariboisier në Paris, që është një nga qendrat më me përvojë në Francë për neuroradiologjinë intervencionuese.
Tashmë falë bashkëpunimit të ngushtë me Prof. Emmanuel Houdart PU PH dhe ekipin e Neuroshkencës të Spitalit Amerikan 3, këto ndërhyrje kaq delikate dhe komplekse mund të kryhen edhe në Shqipëri duke i dhënë mundësinë pacientëve shqiptarë të kurohen me teknikat bashkëkohore në vendin e tyre.
Prof.Emmanuel Houdart PU PH, është Shefi i Njësisë së Neuroradiologjisë Intervenciouese në Departamentin e Neuroradiologjisë që nga viti 1997. Çdo vit, njësia kryen 800 angiografi cerebrale dhe 500 ndërhyrje endovaskulare në tru, shtyllën kurrizore dhe regjionin e ORL. Njësia është një nga qendrat më me përvojë në Francë për neuroradiologjinë intervencionuese. Krahas punës klinike, Prof. Emmanuel Houdart PU-PH kryen kërkime për vlerësimin e teknikave të reja të trajtimit të aneurizmave intrakraniale, keqformimeve arteriovenoze cerebrale dhe ateromës së arterieve cerebrale, tinnitus pulsatile.
Për më shumë informacion kontaktoni në numrin e telefonit 042 35 75 35 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#spitaliamerikan