Shkoi për të peshkuar, burri gjendet pas dy ditësh në gojën e krokodilit

Mbetjet e trupit të një burri australian, i cili u zhduk duke peshkuar me miqtë, janë gjetur nga autoritetet brenda një krokodili.

Kevin Darmody u pa për herë të fundit në Kennedy’s Bend, një habitat i njohur për krokodilët në një pjesë të largët të Queenslandit verior, shkruan BBC.

Të lidhura

None found

Pas një kërkimi dyditor në zonë, policia asgjësoi dy krokodilë të mëdhenj në barkun e të cilëve gjeti pjesë të trupit të njeriut. Darmody ishte një peshkatar me përvojë dhe një anëtar i njohur i komunitetit në Cape York.

Mbetjet njerëzore u gjetën brenda vetëm njërit prej zvarranikëve, por oficerët e kafshëve të egra besojnë se të dy ishin të përfshirë në incident. /Albeu.com/

 


Shtuar 3.05.2023 09:53

Tags: