E bujshme në Francë, PSG pezullon Messi-n për dy javë, kulmi i tensioneve mes palëve

Udhëtimi i Lionel Messit në Arabinë Saudite pa lejen e Paris Saint-Germain dhe Christophe Gaultier, do t’i kushtojë sulmuesit të madh argjentinas dy javë pezullim nga detyrat e skuadrës.

Ky është dënimi që drejtuesit e parisienëve vendosën, pas veprimit që superylli 36-vjeçar ndërmori të hënën për të bërë një udhëtim rrufe në Riad si pjesë të marrëveshjeve të sponsorizimit që ka nënshkruar.

Një lëvizje që solli shqetësim të madh brenda dhomës së zhveshjes franceze, e cila tani sheh Marsejën afër 5 pikëve pas humbjes në shtëpi nga Lorient.

Përveç përjashtimit të Messit nga dy ndeshjet e ardhshme kundër Troyes dhe Ajaccio, drejtuesit e Parisit – sipas “Equipe”, e kanë informuar atë se për dy javë ai do të stërvitet veçmas nga pjesa tjetër e skuadrës, ndërsa në këtë periudhë të caktuar kohore atij nuk do t’i paguhen pagat proporcionale.

Marrëdhëniet e dy palëve tashmë kanë arritur në… ekstreme dhe duket qartë që pas verës do të ketë një ndarje “të volitshme” për të dy.


Shtuar 2.05.2023 22:39

Tags: ,