Paratë “avulluan”, ky është shoferi 21 vjeçar i arrestuar në Portin e Durrësit

Ky është Olsi Sefollit, 21-vjeçari i kapur me mbi 120 mijë paund në portin e Durrësit.

I riu, banues në Hamallë,  ra në prangat e policisë dhe akuzohet për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Kontrabanda me mallra të tjerë”.

Policia njoftoi më herët se gjatë kontrollit, në pjesën e prapakolpit të fugonit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 12 pako me para.

Nga këqyrjet e kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, rezultoi se në pakot e sekuestruara në cilësinë e provës materiale kishte 123.460 paund dhe 280 stërlina.

Fillimisht, u raportua për 1 milion paund, por më pas u deklarua vetëm 123.460 paund dhe 280 stërlina.


Shtuar 19.05.2021 22:00