Paulo Dybala pavarsisht se nuk ka spikatur me Juventusin në këtë sezon, vazhdon të kerkohet në merkato dhe te Juventusi kanë vendosur ta shesin argjentinasin për të arkëtuar sa më shumë para. “Zonja e Vjetër” mesa duket do ta lërë të lirë dhe klauzola për të gjithë klubet që e duan 27-vjeçarin është 70 milion euro.
Sipas raportimit të “France Football”, dy klube angleze janë të gatshëm ta paguajnë atë vetëm e vetëm për ta pasur në ekip Dybala. Bëhet fjalë për Chelsea dhe Tottenham, që kanë një garë mes tyre për shërbimet e Dybala.
Deri në këtë fazë të sezonit për shkak edhe të një dëmtimi që po e mban jashtë aktualisht, Dybala numëron vetëm 16 ndeshje të luajtura me Juven dhe 3 gola të shënuar.