Qindra qytetarë në rrugë, homazhe për të miturën që u vra në mënyrë brutale

Qindra njerëz marshonin sot rrugët e qytezës franceze të Rambervillers duke bërë homazhe për Rose, vajzën pesë-vjeçare të rrëmbyer e të gjetur të vrarë, në ngjarjen brutale që ka shokuar komunitetin.

Trupi i të miturës u gjet në një qese plastike në një apartament të mërkurën, një ditë pasi prindërit e saj e denoncuar të zhdukur.

Policia franceze thotë se ka ndaluar një adoleshent në lidhje me ngjarjen, por shpresat për zbardhjen janë të pakta teksa mijëra zhdukje të tilla të fëmijëve në botë shpesh mbeten pa autor.

Kryebashkiaku Jean-Pierre Michel, tha për rrjetin AFP se prindërit e vajzës së ndjerë ishin me origjinë nga Rumania dhe jetonin prej vitesh në qytezën me rreth 5000 banorë.

E përditshmja vendase Le Republicain Lorrain, tha se viktima u gjet në një apartament disa qindra metra larg shtëpisë së saj.

Burime të hetimeve thanë se adoleshenti i dyshuar është arrestuar në apartamentin ku u gjet trupi i fëmijës.

Ato shtonin se adoleshenti “ishte i njohur për policinë prej problemeve psikiatrike dhe rasteve të abuzimit me fëmijë”.


Shtuar 29.04.2023 18:55