Banorët e Big Brother ditën e sotme kanë zhvilluar lojën “Mos u nxeh”.
Pas leximit të zarfit banorët veshën bluzat e bardha dhe të gjithë dolën në oborr për të luajtur lojën “Mos u nxeh”. Loja u shoqërua me momente shumë argëtuese e të qeshura pafund.
Kristi ishte i pari që gaboi dhe piu kosin. Ai më pas bëri 10 pompa, pjesë e dënimit të lojës. Pas tij, edhe Deamishel kreu dënimin e saj duke u futur në pishinë me komerdare si dhe bëri disa pompa në oborr.
Luizi kishte si dënim të bënte xhiro me biçikletë rreth pishinës. Ai madje mori dhe Nitën dhe e hipi mbi biçikletë dhe të dy u rrotulluan rreth e qark pishinës. Jori nga ana tjetër, u rikthye ne Start në pikën fillestare, për t’iu rikthyer edhe njëherë lojës.
Nga ana tjetër, Qetsori dhe Luizi u hodhën në pishinë me komerdare. Ndërsa Efi u “ndëshkua” duke i dhënë një puthje në faqe Luizit.