Para disa javëve Bjordi Mezini dhe Ana Lika pushtuan mediat pasi u zbulua se janë në një lidhje. Në fakt ata janë përpjekur ta ruajnë në pirvatësi, por detajet i nxorën zbuluar.
Kur ishte në ‘Big Brother’ Bjordi pranoi se është një lidhje, pa zbuluar më shumë detaje. Megjithatë, në një rast ai mori disa sekonda për të përshëndetur të dashurën dhe për t’i thënë asaj që e do shumë, atë dhe vajzën e tyre. Më pas, banori saktësoi se e kishte fjalën për macen e tyre, Amma-n.
Dhe aktorja shqiptare ka postuar në mediat sociale foto me një mace me emrin Amma. Gjë që zbuloi lidhjen e tyre.
Thuhet se dyshja është njohur gjatë zhvillimit të projektit të serialit H.O.T. prej nga ku ata kanë postuar edhe foton e parë bashkë që prej lajmeve mbi romancën e tyre.
Në fakt, në postimin e tyre na shfaqen thjesht si dy kolegë në ambiente pune. Gjithsesi duken shumë bukur.
“Punë natë e dite që të shohim pakëz dritë”- shkruan Ana krahas fotos, e cila është shkrepur gjatë xhirimeve të serive të reja të serialit “Hot”.
Ana aty është në rolin e një prej protagonisteve, kurse Bjordi është regjisori i serialit. Raporti i tyre ka nisur tërësisht miqësor fillimisht, por më pas dyshja ka nisur këtë raport, që duket se është në prag për t’u kthyer në një marrëdhënie të konsoliduar. Prej më shumë sesa një viti, dyshja ia ka dal që të fshihet nga sytë e ndjekësve, duke e shijuar këtë raport larg syve të kureshtarëve.