Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka njoftuar se në kuadër të zbatimit të projektit në Unazën e Madhe Loti 3, duke filluar nga dita e diel, datë 23.04.2023 ndryshon drejtimi i lëvizjes së mjeteve si më poshtë:
Automjetet që vijnë nga Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta, aksi kryesor, në drejtim të Astirit do të devijojnë majtas sipas sinjalistikës horizontale dhe vertikale.
Automjetet që kanë destinacion Qendrën, Laprakën, Astirin do të marrin daljen e autostradës pa u futur në nënkalimin e Astirit.
Automjetet që kanë destinacion Durrësin dhe Aeroportin do të vazhdojnë drejt përgjatë unazës Loti 3 duke vazhduar lëvizjen drejt.
Automjetet që vijnë nga kryqëzimi i Astirit (rruga dytësore) në drejtim të Pallatit me Shigjeta dhe që kanë destinacion Elbasanin, do të marrin daljen për në rrugën kryesore duke vazhduar sipas sinjalistikës.
Automjetet që vijnë nga aksi kryesor nuk do të kenë ndryshim lëvizjeje.
Ky devijim do të jetë në fuqi për një periudhë dymujore.