Alibeaj: Në PD nuk mund të fitojë alternativa jo perëndimore

Enkelejd Alibeaj i është drejtuar mbështetësve të tij dhe qytetarëve me anë të një videoje për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Alibeaj thotë se PS në fushatën e saj po bën përpjekje për të çimentuar korrupsionin në vend.

Ndërkohë,  sipas Alibeajt, fushata e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, është një përpjekje e binomit Berisha-Meta për të marrë në dorë monopolin e një opozite që nuk i hapen dyert në Perëndim.

Alibeaj shprehet se alternativa e vetme dinjitoze për shqiptarët, është PD e drejtuar prej tij dhe u bëri thirrje qytetarëve të votojnë kandidatët e PD më 14 maj.

“Në fushatën elektorale kë historike në jetën 33-vjeçare të PD kam përgjegjësinë e nderit t’i prij asaj drejt ringritjes si alternativa e vete perëndimore, euroatlantike dhe atdhetare e qendrës së djathtë në Shqipëri.

Po, atdhetarizmi e euroatlantizmi janë një binom. Kemi bërë këtë zgjedhje që është e vetmja e duhur dhe e drejtë. Në PD nuk mund të fitojë alternativa jo perëndimore. Ka 3 fushata në vend sot, njëra e Ramës dhe PD për të çimentuar korrupsionin në sistem, tjetra e Beishës në aleancë me metën për të zhdukur PD perëndimore e për të marrë ata monopolin e një opozite që nuk i hapet asnjë derë në perëndim.

Fushata e tretë është ajo e PD, dinjitoze, plot thelb e vizion, jemi propozimi i alternativa e vetme e së djathtës moderne që sheh nga e ardhmja.

U bëj thirrje njerëzve të lirë në këtë vend. Jepuni votën tuaj PD dhe kandidatëve të saj më 14 maj.
Shqipëria ka nevojë për frymëmarrje!”, shprehet Alibeaj.


Shtuar 19.04.2023 19:29

Tags: , ,