Vendimet e Komisionit të Disiplinës, zyrtari pezullohet me 10 ndeshje, e pëson Skënderbeu

Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet e fundit sa i përket të gjitha ngjarjeve sportive të ndodhura në javën e kaluar në futbollin shqiptar.

Disiplina ka lënë pothuajse pushim Superioren, ndërsa spikat një vendim për Kategorinë e Parë. Zyrtari i KF Skënderbeu, Gentian Lico u dënua me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit dhe zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur.

Gjithsej në total janë 12 vendimet të cilat do hyjnë në fuqi menjëherë.

Vendimet:

1. Zyrtari i KF Skënderbeu, Gentian Lico, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit dhe zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të nenit 47/2/a dhe 48/2/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2. KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

3. Lojtari i KF Shkumbini, Dejan Hasbajrami, për sjellje josportive ndaj kundershtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Lojtari i KF Pogradeci, Kevi Berberi, për sjellje josportive ndaj kundershtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Lojtari i Akademia e Futbollit U-17, Frenki Doda, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. Zyrtari i KF Vllaznia, Brikeno Bizi, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. FC Kinostudio U-16, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Femrave U-16, kundër KF Egnatia U-16, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

8. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FC Dinamo U-19, Albi Azizi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

9. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të fk Skënderbeu U-19, Rei Dalipi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

10. Rrëzimin e kërkesës së Futboll Klub Skënderbeu, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

11. Rrëzimin e kërkesës së Klubit të Futbollit Tirana, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

12. Rrëzimin e kërkesës së Raiffeisen Bank, FSHF Sundey League si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.


Shtuar 19.04.2023 18:47