Vini Jr, nga statusi i yllit te rreziku i stolit — kriza e formës dhe e ardhmja te Real Madridi

Vinicius Junior ndodhet në një moment delikat te Real Madridi, teksa performancat e tij të fundit kanë shtuar dyshimet mbi gjendjen fizike dhe ndikimin që po ka në ekip.

Gazetari Edu Aguirre, gjatë emisionit “El Chiringuito”, u shpreh se sulmuesi brazilian po kalon një bllokim psikologjik, duke theksuar se asgjë nuk po i shkon siç duhet në fushën e lojës.

Të lidhura

None found

Aguirre shtoi se Vinicius humbi katër topa dhe në disa momente u tërhoq në këmbë gjatë fazës mbrojtëse, në fitoren 4-1 kundër RB Leipzigut në Champions League.

Ky zhvillim ka rritur shqetësimin e stafit teknik të drejtuar nga Jose Mourinho, sidomos për sa i përket zgjedhjes së formacionit startues për takimet e ardhshme.

Madje, burimet raportojnë se nuk përjashtohet mundësia që klubi të rishqyrtojë të ardhmen e brazilianit, vetëm disa muaj pas firmosjes së kontratës së re.

Shifrat e 26-vjeçarit zbulojnë një rënie të dukshme në kontributin sulmues. Në 11 ndeshje zyrtare me Real Madridin, Vinicius ka shënuar vetëm një gol dhe ka shërbyer dy asistime, ndërsa ka marrë edhe një karton të kuq.

Një tjetër tregues që ka ngjallur interes është rënia e numrit të depërtimeve individuale.

Statistikat e cituara tregojnë se braziliani ka luajtur dy ndeshje radhazi si titullar pa realizuar asnjë driblim — një gjë që më parë i kishte ndodhur vetëm tri herë në 309 ndeshje të nisura nga minuta e parë me fanellën madrilene.

Vinicius do të mungojë gjithashtu në El Clasico kundër Barcelonës, pasi duhet të plotësojë pezullimin e marrë pas kartonit të kuq në La Liga.

Ndërkohë, konkurrenca për një vend në formacion është rritur edhe më shumë falë paraqitjes së Diomandes, i cili hyri nga banka në krahun e majtë kundër skuadrës gjermane dhe u dallua me një gol e një asist.

Sipas raportimit, aftësia e Diomandes për t’u lidhur me Kylian Mbappen dhe angazhimi i tij në mbrojtje e kanë bindur Mourinhon që t’i japë më shumë minuta në ndeshjet e ardhshme.

Kjo rrethanë mund ta çojë Viniciusin drejt një roli më të kufizuar në skuadër pasi të përfundojë pezullimi. Drejtuesit e Real Madridit, nën udhëheqjen e Florentino Perez, pritet të monitorojnë me kujdes ecurinë e brazilianit gjatë muajve nëntor dhe dhjetor të vitit 2026.

Nëse niveli i tij nuk ngrihet, klubi madrilen mund të mendojë seriozisht për ofertat që do të vijnë në afatin kalimtar të verës.

Arsenali raportohet se mbetet e interesuar për shërbimet e Viniciusit dhe është e gatshme t’i ofrojë një kontratë shumë fitimprurëse, duke i premtuar një rol qendror në projektin e trajnerit Mikel Arteta në “Emirates Stadium”.


Shtuar më 22.10.2026 09:12