Plane për të udhëtuar drejt Italisë? Ambasada ka një njoftim të rëndësishëm për ju

Nëse keni plan të udhëtoni drejt Italisë, ky lajm është për ju. Ambasada italiane ka bërë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët shqiptare të cilët duan të udhëtojnë drejt Italisë.Sipas njoftimit të ambasadës vihet re se mbeten në fuqi të njëjtat rregulla deri më 30 Korrik, por me disa ndryshime të vogla.

Udhëtimi lejohet për ata që kanë familjarë me dokumenta të rregullta, ose partnerin me banim në Itali. Vazhdon të mbetet në fuqi kërkesa për një test negativ i cili duhet të jetë bërë brenda 72 orëve nga udhëtimi.

Njoftimi:

Ju bejme me dije se sipas njoftimit të ri të publikuar nga autoritetet italiane, vazhdojnë të mbeten në fuqi të njëjtat rregulla ne fuqi deri më datë 30 korrik 2021, me disa ndryshime të vogla.

1.Duke filluar nga data 16 maj 2021, lejohen të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë, familjarët e atyre personave që kanë leje qëndrimi prej një periudhe të gjatë kohore.. 2.Personat që vërtetojnë se kanë partnertin/ partneren në Itali, pra tregojnë se kanë një marrëdhënie stabël, jo domosdoshmërisht bashkëjetesë.
3. Detyrimi për të kryer testin SARS-COV-2 PCR negativ testi molekulare ose antigjenike, maksimumi 72 orë përpara nisjes, vazhdon të mbetet i detyrushëm.
4. Nuk duhet t’i nënshtrohen tamponit të detyrueshëm personat që qëndrojnë më pak se 120 orë në Itali për arsye pune, shëndeti ose emergjenca.
5. Karantina 10 ditore mbetet në fuqi për personat që qëndrojnë në Itali mbi 120 orë. Pas hyrjes, duhet të respektohet një periudhë karantine 10-ditore në shtëpi dhe t’i nënshtrohet një testi molekulare ose antigjenike në fund të kësaj periudhe.
6. Sa i përket hyrjes nga Italia në Shqipëri, pa paragjykuar nevojën për një arsye të vlefshme, detyrimi për tampon ose karantinë gjatë mbërritjes nuk kërkohet aktualisht.
7.

Vlen per tu theksuar se, në kohën e hyrjes në Itali, kontrollet janë rigoroze dhe se refuzimi i hyrjes në kufi është i mundur nëse dokumentacioni i paraqitur nuk përputhet me kërkesat e përcaktuara në DPCM 02.03.2021, dmth. nuk justifikon plotësisht arsyen e hyrjes dhe nuk korrespondon me kriteret e urgjencës dhe domosdoshmërisë.

Per informacione te metejshme klikoni ne linkun si me poshte:
https://ambtirana.esteri.it/ambasciata_tirana/sq/ambasciata/news/dall_ambasciata/2021/05/nuove-regole-per-gli-spostamenti.html

Për cdo informacion rreth dokumentacionit apo kategorive qe u lejohet te udhetojne duhet te kontaktoni instancat kompetente si policia kufitare, ambasada Italiane apo prefektura pasi per shkak te situates Covid-19 rregullat jane subjekt ndryshimi.

Ju informojme gjithashtu se per fluturimet me nisje nga Tirana, Tirane-Pisa eshte e detyrueshme te plotesoni formularin duke klikuar ne linkun https://www.airalbania.com.al/sq/ ,mjafton te klikoni ne seksionin Important Information klikoni (Pisa) dhe do ju shfaqet formulari qe duhet te plotesoni.

Për cdo informacion rreth biletave, ju ftojme te kontaktoni shërbimin ndaj klientit i cili është në dispozicionin tuaj 24/7 ditë në numrin e kontaktit: +355 42 24 6000.

Gjithe te mirat!

 


Shtuar 19.05.2021 12:14