Sizmologu qetëson qytetarët: S’ka më tërmet si ai i shtatorit dhe i nëntorit!

Për sizmologun Shyqyri Aliaj, tërmeti që u ndje mbrëmjen e djeshme, nuk përbën asnjë shqetësim.

Ai qetëson banorët të cilët menjëherë dolën në rrugë, ndërsa shtoi se tërmetet po vijnë drejt shuarjes.

Sizmologu Shyqyri Aliaj, i ftuar në studion e emisionit “Arena” tha se tërmeti i magnitudës 4.9 ishte jo i rregullt, por me një energji që vjen drejt shuarjes.

Ai i siguron banorët në vend se tërmetet si ai i shtatorit dhe i nëntorit në vendin tonë, nuk do të ketë për një kohë shumë të gjatë.

“Ky tërmet nuk ka sjellë asnjë shqetësim. Ky ishte tërmet i serisë jo të rregullt, por drejt shuarjes së energjisë. Duhet hequr nga mendja.

Tmerri është që do bjerë ai tërmeti i shtatorit apo 26 nëntorit, por nuk ka për të ndodhur kurrë. Tërmet të tillë ka parë Durrësi në dhjetor 1926. Nga 26 deri tani i thonë 93 vjet. Pra që të grumbullohej ajo energji duhej kaq vjet”.


Shtuar 29.01.2020 22:03