United fiton derbin me City-n, por skuadra e Guardiolës shkon në finale (VIDEO)

Do të diskutohet mes Manchester City-t dhe Aston Villas finalja e Kupës së Ligës në Angli për vitin 2020.

Citieziens edhe pse u mposhtën në Etihad me rezultatin minimal në derbin e kthimit të fazës gjysmëfinale nga United, falë fitores 3-1 në ndeshjen e parë skuadra e Guardiolës avancoi më tej.

Golin e vetëm të sfidës për Manchester United e shënoi mesfushori serb Nemanja Matic në minutën e 35-të. Pikërisht ky lojtar la skuadrën e Solskjaer me një lojtar më pak në minutën e 76-të pasi u ndëshkua me karton të kuq.

Kampionët në fuqi të këtij kompeticioni madje vuajtën në minutat e fundit pasi u vendosën në vështirësi nga United, por gjithsesi në finale shkoi skuadra e Guardiolës.


Shtuar 29.01.2020 22:07