Alkooli dëmton mëlçinë, mjekja: Mos konsumoni më shumë se 30-50 gram në ditë

Të gjithë e dinë se dëmet që alkooli i shkakton mëlçisë janë të shumta.

Për këtë arsye dyhet të tregojmë kujdes të veçantë ë konsumin e alkoolit.

Mjekja Vigjilenca Demiraj tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se nuk duhet konsumuar më shumë se 50 gram alkool në ditë.

Ajo bëri thirrje që të mos pihet më shumë se sasia e përmendur duke shtuar se në të kundërt rrezikohet dëmtimi i mëlçisë.

“Djegia e glukozës në qelizë prodhon energjinë për organizimin, në rastin e alkoolit mëlçia nuk shfrytëzon glukozën, por shfrytëzon etanolin dhe gjatë djegies prodhohen jashtëzakonisht toksina, radikale të lira të cilat toksikojnë gjithë organet dhe sistemet,”, u shpreh mjekja.

Mëlçia është një organ shumë sensitiv dhe është thelbësore për tretjen e ushqimit dhe heqjen e substancave toksike nga trupi ynë.
Sëmundja e mëlçisë mund të jetë e trashëguar ose e shkaktuar nga një sërë faktorësh siç janë viruset apo përdorimi i alkoolit./albeu.com/


Shtuar 19.04.2023 11:18