I vunë tritolin lokalit në Durrës, shoqërohen në polici disa të dyshuar

Një shpërthim me lëndë plasëse eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës në lokalin e shtasit me inicialet M.S.

Burime bëjnë me dije se janë shoqëruar për tu marrë në pyetje disa persona.

Një sasi e vogël lënde plasëse është vendosur në murin e jashtëm të një lokali në qytetin bregdetar të Durrësit e cila ka shpërthyer por që fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz.

Policia bën me dije se lënda plasëse ka shpërthyer në lokalin e shtetasit meinicialet, M.S., në lagjen Nr.13, Plazh, i cili ishte i mbyllur, ndërsa janë pësuar dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, SI DHE identifikimin e kapjen e autorit/ve.

“Më datë 29.01.2020, rreth orës 21:00, në lagjen Nr 13, Plazh, në murin e jashtëm të një lokali,në pronësi të shtetasit M.S, i cili ishte i mbyllur, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar si lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale”, njofton Policia. /albeu.com/


Shtuar 29.01.2020 21:56