Prokuroria e Posacme kërkoi dënimin me 17 vite burg për ish-nënkomisarin e Policisë së Fierit, Festim Lelaj, i proceduar dhe arrestuar në 2017-ën për trafik narkotikësh në episodin e 2.5 ton kanabis me destinacion Gjermaninë.
Lelaj do të përfitojë ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Procesi për ish-nënkomisarin, i cili ka qenë një nga efektivët e implikuar në atë që u quajt kanabizim në vitet 2016-2017, u zvarrit për të paktën dy vite në Gjykatë.
Edhe SPAK ka hasur vështirësi ne ecurinë e procesit, kjo për shkak të ndryshimit të gjyqtarëve. Lelaj akuzohet për Trafikimi i narkotikeve’, në formën e posaçme të grupit te strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ “Kryerja e e veprave penale nga organizata kriminale./albeu.com