Adenajd Hoxha është studenti shqiptar, rreth 20 vjeç, i cili humbi jetën në Itali, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në rrugën interurbane që lidh qytetin ku banonte, Rovaton me Coçaglio.
Aksidenti tragjik ndodhi paditen e djehsme, kur makina me të cilën po udhëtonte shqiptari u përplas kokë më kokë me një kamion. Mediet vendase bëjnë me dije se dyshohet se i riu shqiptar ka parakaluar ka kaluar në korsinë e kundërt, duke u përplasur me kamionin.
Ai nuk e ka parë kamionin që po vinte pasi kreu parakalimin në afërsi të një kthese. Pas përplasjes me kamionin autovetura u përplas dhe me murin anësor të rrugës duke u shkatërruar plotësisht.
Shqiptari ndërroi jetë në vend si pasojë e plagëve të marra pavarësisht ndërhyrjes për ta nxjerrë nga makina e shkatërruar./albeu.com/