Përplasen trenat e mallrave në Itali, dy makinistë të plagosur

Dy trena mallrash janë përplasur mbrëmjen e djeshme në hekurudhën pranë Firences Veriore, në Viale XI Agosto.

Sipas asaj që është rikonstruktuar, janë plagosur dy makinistë, një 21 vjeç dhe një 36 vjeç.

Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e traumave.

Policia po heton ngjarjen dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që çuan në përplasjen e trenave./Albeu.com/


Shtuar 18.04.2023 11:06