Iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, kush është mjeku që operoi kryeministrin Edi Rama

Kryeministri i vendit, Edi Rama i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Natën e mbrëmshme, pas kryerjes së disa testeve imazherike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Kryeministri Rama u diagnostikua me appendisit akut.

Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, Shef i Shërbimit të Kirurgjisë në QSUT.

Zyra e shtypit të kryeministrit bën me dije se ndërhyrja ka rezultuar e suksesshme dhe gjendja  shëndetësore e kreut të qeverisë paraqitet e mirë./Albeu.com/


Shtuar 17.04.2023 09:29