Nis me incidente, në premierën e Ermal Mamaqit hedhin fletushka kundër Ramës (FOTO&VIDEO)

Komediani Ermal Mamaqi sonte ka nisur premierën e filmit më të ri, “I love Tropoja”.

Në këtë film, merr pjesë edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili ka një rol të rëndësishëm.

Por që në nisje të ftuarit dhe organizatorët janë përballur me një incident pasi teksa njerëzit hynin brenda në sallë, një grup të rinjsh kanë hedhur disa fletushka në shenjë proteste kundër kryeministrit.

Fletët në të cilat shkruhet “Shqipëria digjet, Rama krihet”, janë përhapur në ambjentet e jashtme të Pallatit të Kongreseve.

Në disa fletushka të tjera janë montuar fotot e Ramës me flokë të gjata sikurse improvizon në film si dhe të disa familjeve që jetojnë në çadra pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit. /albeu.com/


Shtuar 29.01.2020 19:13