Një ngjarje e rëndë u shënuar ditën e sotme në kryeqytet.
31-vjeçari Gleard Gusholli u arrestua pasi mbajti peng për një javë bashkëjetuesen e tij 28-vjeçare të cilën e kishte dhunuar me sende të forta.
28-vjeçarja i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale për shkak të plagëve të shkaktuara nga dhuna e Gushollit, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Së bashku me Gleard Gushollin në pranga ranë edhe 4 persona të tjerë, të cilët nuk kallëzuan krimin, përkrahën autorin e krimit dhe kryen veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës.
Uniformat blu bënë me dije se arrestuan shtetasit Besmir Nurçellari, 36 vjeç, Arjan Sheta, 41 vjeç, Bledi Kateshi, 27 vjeç, Erlind Kateshi, 42 vjeç.
Gleard Gusholli i ka hequr lirinë për një javë, bashkëjetueses së tij, të cilën e ka dhunuar vazhdimisht, me sende të forta, në banesë, në rrugën “Frosina Plaku”.
Shtetasit Besmir Nurçellari dhe Arjan Sheta, nuk kanë kallëzuar krimin dhe kanë penguar zbulimin e së vërtetës duke tentuar të fshehin provat, ndërsa shtetasit Bledi Kateshi dhe Erlind Kateshi,, (vëllezër), kanë përkrahur autorin e krimit, duke e larguar atë nga vendi i ngjarjes.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjete që përdoren për konsumimin e lëndëve narkotike, mbetje të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, që u gjetën në banesën e 31-vjeçarit, si dhe sende të forta me të cilat dyshohet se ai ka dhunuar 28-vjeçaren.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Albeu.com/