Këlliçi çel zyrtarisht fushatën në Tiranë: Premtimet e mia, 100% të realizueshme

Kandidati për kryetar bashkie në Tiranë, Belind Këlliçi, ka mbajtur fjalën i pari në çeljen e fushatës elektorale të stadiumin “Air Albania”.

Ai e nisi fjalën duke u premtuar qytetarëve të Tiranës se do t’ju ofrojë shërbime në zonat e tyre dhe nuk do t’i diferencojë.

Gjithashtu u ndal te premtimi i tij për transport publik falas, ku tha se pas një muaji nuk do të paguajnë asnjë qindarkë.

“Ju drejtohem nga kjo arenë, kudo ku të banoni në territorin e bashkisë sonë, do jeni të barabartë. Do ndërtojmë kopshte dhe çerdhe. Qendrat do të vijnë te ju, atje ku s’ka arsim, do të jetë shkolla. Të gjitha premtimet tona janë të realizueshme. Ju prindër në Astir nuk do të nxitoni më për të çuar fëmijët tuaj në shkolla. Shërbimet e Bashkisë së Tiranës do të vijnë te ju. Atje ku ka shkollë ne do të çojmë rrugë. Ky do të jetë misioni i ri i policisë bashkiake e cila nuk do të ketë më mision gjobëvënien. Do të gjeni gjithmonë një deri ku do ju shërbehet. Këtë ofroj unë. Zgjidhje, besnikëri. Jam i pari që besoj në premtimet që kam dhënë sepse janë të gjitha të arritshme” th Këlliçi./albeu.com


Shtuar 15.04.2023 13:49