Egnatia ia ka dalë të “rrembejë” një barazim 1-1 ndaj Partizanit në shtëpi, në një sfidë tejet emocionuese.
Ekipi i Colellas do mund të festonte në minutën e 22-të falë golit të Christian Mba. Pak më pas, ishte Rrapaj që tentoi të realizonte, por Sherri i tha jo.
Një nga episodet më të rëndësishme të sfidës do vinte në shtesën e pjesës së parë. Skuadra nga Rrogozhina do vendoste ekuilibrat me Redi Kasën, por pas një ndërhyerje të VAR, goli anulohet për pozicion jashtë loje.
Në minutën e 73-të, të kuqtë do provonin të mbyllnin një herë e mirë llogaritë e këtij takimi me Mensah, pa rezultat.
Kur nuk shënon, e pëson. Kështu ndodhi, pasi djemtë e Edlir Tetovës “tundën rrjetën” në fund me Zejnullai.
Partizani del me një pikë nga ky takim, shkon kështu në kuotën e 48 pikëve, në krye të klasifikimit. Tirana ndjekëse ka një pikë më pak, ndërsa vlen të përmendet fakti se luan pasdite ndeshjen e saj.
Në krahun tjetër, Egnatia ka 42 pikë, në pozicionin e 3-të.