Anëtarët e një bande shqiptare të trafikut të drogës, pritet të dalin para gjykatës britanike ditët e ardhshme për të mësuar dënimin e tyre.
Banda e drejtuar nga Edmond dhe Eduard harizi, u ndaluan në 30 mars, pasi akuzohen se kontrollonin në trafikun e kokainës nga Londra në South Derbyshire, North-Ëest Leicestershire dhe East Staffordshire.
Mediat britanike raportojnë se banda ishte goxha aktive, duke numëruar rreth 145 klientë në ditë.
Anëtarët e bandës u shpallën fajtor më 30 mars , ndërkohë që ende nuk është dhënë vendimi në lidhje me dënimin e tyre.Emrat e anëtarëve të bandës:
Edmond Haziri, 36 vjeç
Eduard Haziri, 34 vjeç
Grazmend Hoxha, 47 vjeç
Samuel Stoica, 25 vjeç
Simon Stoica, 22 vjeç
Kirsti Prifti, 23 vjeç
Alban Krasniqi, 34 vjeç
Daniel Stavrat, 29 vjeç
Razvan-Ionel Manoliu, 27 vjeç
Joshua Garrigan, 32 vjeç