Si ta kuptoni nëse fëmija juaj ka një alergji ndaj vezëve

Vezët janë një përbërës standard në gatimet e njohura të përditshme dhe janë gjithashtu një burim i rëndësishëm proteinash dhe vitaminash në dietën e çdo fëmije. Megjithatë, vezët janë një shkaktar i zakonshëm i reaksioneve alergjike gjatë viteve të para të jetës së fëmijëve.

Si mund ta dalloj nëse fëmija im ka alergji ndaj vezëve?

Reaksioni alergjik do të shfaqet brenda pak minutash, apo edhe disa orë pas gëlltitjes së vezës. Këto reaksione alergjike zakonisht ndodhin me simptomat e mëposhtme:

*Reaksionet e lëkurës: skuqje, ekzemë dhe madje edhe inflamacion.

*Reaksionet gastrointestinale: dhimbje barku, diarre, të vjella ose të përziera, ënjtje ose kruajtje rreth gojës.

*Reaksionet respiratore: kruarje e syve, teshtitje, rrjedhje hunde, gulçim, vështirësi në frymëmarrje, lotim të syve.

*Reaksionet kardiovaskulare: përshpejtim i ritmit të zemrës, rënie e menjëhershme e presionit të gjakut dhe probleme të tjera të lidhura me zemrën.

Në shumë pak raste, të sëmurët do të zhvillojnë një reaksion të rëndë alergjik të quajtur anafilaksi.

Kjo meriton kujdes mjekësor urgjent sepse mund të shkaktojë probleme serioze të frymëmarrjes. Ky lloj reagimi zakonisht shoqërohet me inflamacion oral dhe një rënie të papritur të presionit të gjakut. /albeu.com


Shtuar 4.04.2023 08:17

Tags: ,