Është fakt që procesi i dushit është veçanërisht relaksues, dimër dhe verë, por ka edhe gjëra për këtë që mund të mos i dini.
Sipas ekspertëve, nuk duhet të ekzagjerojmë dhe të qëndrojmë nën ujë pasi qëndrimi i gjatë nën ujin e rrjedhshëm të dushit ndikon edhe në trupin tonë. Sipas Dr Anjali Mahto, dermatologe në British Skin Foundation, dushi nuk duhet të zgjasë më shumë se 20 minuta, pasi përndryshe lëkura mund të thahet shumë.
Përveç kësaj, vajrat natyralë të prodhuar nga gjëndrat dhjamore e mbajnë lëkurën të hidratuar, kështu që të bësh një dush të gjatë bën që kjo “mburojë” e dobishme të hiqet. Pra, një kohëzgjatje deri në 20 minuta është ideale dhe nuk ka nevojë as duhet të zgjasë më shumë.
Nga ana tjetër, për hidratimin dhe mbrojtjen e trupit nuk ka rëndësi vetëm kohëzgjatja e dushit, por edhe shpeshtësia e tij. Sigurisht që në verë nevoja për të bërë dush 2 ose më shumë herë në ditë është e madhe por duhet shmangur. Përveç mbetjeve të djersës dhe mikroorganizmave të tjerë patogjenë, dushi shumë shpesh largon edhe bakteret e dobishme nga lëkura që e mbrojnë atë. Përveç kësaj, ekziston mundësia që për shkak të thatësisë të krijohen plagë të vogla në lëkurë që lehtësojnë transmetimin e infeksioneve. /albeu.com