I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Belgjikë 38-vjeçari shqiptar

Një 38-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga Greqia është arrestuar në Bruksel të Belgjikës dhe pritet ekstradimi i tij drejt shtetit fqinj.

38-vjeçari akuzohet për trafik droge.

Sipas mediave te huaja, shqiptari u arrestua më 17 mars në aeroportin e Brukselit, pak para se të udhëtonte për në Shqipëri.

Ai tentoi të mashtronte punonjësit e aeroportit duke treguar dokumente false udhëtimi, por efektivët e policisë së Patrës, të cilët kishin marrë informacione për lëvizjet e tij.

Gjatë operacionit policor në Greqi, policia gjeti dhe sekuestroi më shumë se 12 kg kanabis, 483 gr kokainë, 43 gr heroinë, me vlerë 224 mijë euro, në tokat pyjore në Platani Patras dhe Kyrenia Aegialia.


Shtuar 1.04.2023 18:26