Bilanci i muajit mars mund të konsiderohet si bilanc lufte, pasi brenda 31 ditëve në Shipëri u vranë 7 persona dhe disa të tjerë humbën jetën.
Në 1 mars do të shënoheshin 3 viktima dhe tre të plagosur, pasi 44-vjeccari dan Hutra do u merrte jetën 3 grave dhe do të plgoste 3 të tjera.
Rreth mesditës së 1 marsit Dan Hutra i cili kishte lënë qelinë në muajin shkurt do të plagoste fillimisht me thikë Marjana Gurakuqin, më pas do t’i drejtohej banesës së ish-bashkjetueses duke e plagosur atë dhe nënë e saj dhe më pas do të linte të vdekura Mevlute Hysën dhe nusen e vëllait Hasume Dafku.
Dan Hutra nuk do të ndalej me kaq, një tjetër njoftim nga policia do të trondiste opinionin publik. Dan Hutra vra me kallashnikov motrën e Vladimir Kurtit. Më vonë vetë Hutra tregoi se vrasjen e kreu sepse kishte pasur probleme në qeli me vëllain e viktimë.
Dan Hutra ishte mjaft i ftohtë dhe pa asnjë shenjë pendese në fytyrë në momentin e arrestimit. deklarata e tij para uniformave blu ishte e frikshme, pasitregoi se kishte në pal të vriste dhe një person të katërt e më pas do të dorëzohej.
“Planin e kisha të përgatitur dhe kisha 4 objektivë për të vrarë. Në fillim doja të vrisja 40 vjeçaren në Astir, të cilën doja ta prisja në fyt, por u largua dhe në dyqan u futën njerëz të tjerë. Doja ta vrisja sepse më kishte 80 mijë euro borxh. Nuk doja ta qëlloja me armë sepse më pas nuk realizoja dot vrasjet e tjera. Më pas shkova në Kodër-Kamëz, sepse doja të vrisja ish-vjehrrin, por duke qenë se nuk e gjeta më shtëpi, kam qëlluar ndaj grave. Pasi më mbaruan plumbat nxora thikën dhe sulmova me thikë. Më pas kisha dy objektivë, vëllain e Vladimir Kurtit dhe një person tjetër që i ka dhënë pistoletën vrasësit të babait tim para 23 vitesh. Duke qenë se e kisha më afër dhe nuk kishte trafik shkova te shtëpia e Vladimir Kurtit. U futa në banesë dhe nuk gjeta njeri, po kërkoja vëllain e Vladimir Kurtit. Kur dola në oborr thirra: A ka njeri këtu? Dhe doli motra e tij. Qëllova ndaj saj, ndërsa ndaj nënës nuk qëllova vetë, sepse nuk doja ta vrisja. Vrasjen e bëra sepse kisha sherr me vëllain e saj në burg dhe e kisha paralajmëruar. Mora makinën dhe u largova drejt Sharrës dhe rrugës jam ndeshur me disa patrulla policie te cilat shkonin drejt vendngjarjeve. Kur arrita në Kodër po prisja ardhjen e objektivit tjetër. Pas kryerjes së vrasjes së 4 unë do dorëzohesha vetë dhe do shkoja në burg.”, deklaroi Hutra.
Por sërish ditë me vonë vendi do të tronditej nga një atentat. Më 12 mars një breshëri kallashnikovi u raportuan në një lokal në “Don Bosko”.
Plumbat i morën jetën gabimisht Mimoza Pajës, ndërsa mbesa e saj vetëm 10-vjeçe do të merrte plagë në dorë. Nga ky atentat mbetën të plagosur edhe pesë persona të tjerë.
Atentati kishte shënjestër Fatjon Muratin, pronarin e këtij lokali.
Fajton Murati një personazh me të shkuar të errët kriminale, rezulton të jetë mik i Enrik Dokles, ndërsa thuhet se është armik i mbretit të bixhozit, Ervis Martinajt, një personazh që rezulton i zhdukur.
Ndërkohë, Murati është dyshuar dhe për përfshirjen e tij në masakrën e Fushë-Krujës, për vrasjen e Brilant Martinajt dhe dy shokëve të tij, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha, ndërsa ai u arrestua për një arsenal armësh që u gjet në zonën e liqenit të thatë.
Atentati në “Don Bosko” me një viktimë dhe 5 të plagosur:
Shënjestra e atentatit, Fatjon Murati, i cili do të duhet të ishte në ‘arrest shtëpie’ ishte arratisur dhe dyshimet janë se është larguar jashtë vendit.
Në lokalin e Muratit, nga breshëria e armëve, humbi jetën banakierja Mimoza Paja, si dhe u plagos xhaxhai i Fatjon Muratit dhe 5 persona të tjerë, përfshirë dhe mbesën 10 vjeçe të viktimës.
Pak ditë me vonë drejt Top Channel u qëllua me armë zjarri. Të shtënat u raportua se qëlluan nga një makinë, ndërsa plumbat i morën jetën rojës së televizionit 60-vjeçarit Pal Kola, i cili ndodhej në vendin e tij të punës. Më vonë autorët ende të paidentifikuar dogjën automjetit tip “Range Rover” në Kavajë.
Këtë herë masakra do të raportohej në Kavajë.
Sali Rexha dhe Armand Gosa mbetën viktimë pas një sherri banal të ndodhur mes tyre.
Sali Rexha që më herët ka pasur emrin Altin, ka qenë me fëmijën për dore kur pranë tij është afruar me biçikletë, Armand Alias Edmond Gosa.
Fillimisht janë konfliktuar verbalisht e më pas situata ka degraduar në dhunë fizike e më pas te përdorimi i armëve të cilat i morën jetën të dyve, ku Gosa e ka qëlluar me thikë Rexhën, i cili është përgjigjur dukë shtënë me armë mbi 3 herë drejt 43-vjeçarit. Të dy personat humbën jetën në spital.
Ndërkohë në Tepelenë burri goditi me thikë gruan dhe më pas veten. Të dy u transportuar në gjendje të rëndë në spital.
Në Lushnje u raportua ngjarja e radhës. Një grua mbeti e plagosur. Këtë herë ishte konflikti i dy familjeve prej gati dy vitesh.
Bajame Seneja 60-vjeç u plagos në këmbë me armë zjarri nga një automjet në ecje.
Por ngjarja e rëndë e ka zanafillën dy vite më parë, për një truall në fshatin Garunjas.
Në atë kohë si pasojë e përplasjes mbeti i vdekur Romeo Hasalla, dhe u plagosën babai i tij Shaiup Hasalla dhe dy vëllezërit e tjerë Emiljano dhe Laert Hasalla.
Si autorë të dyshuar të këtij krimi të rëndë rezultoi Kastriot Hasalla.
Kastriot Hasalla u vetëdorëzua në policia pas ngjarjes, duke pranuar autorësinë për vrasjen e Romeo Hasallës dhe plagosjen e Shuaip, Laert dhe Emiljano Hasallës.